Historia e afganit që ra nga aeroplani (VIDEO)

Deri sa talibanët rrethuan Kabulin më 15 gusht, Fada Mohammad i tha familjes së tij për atë që kishte parë në Facebook: Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara po fluturonin këdo që donte të largohej prej Afganistanit.

Dentisti i ri nuk arriti kurrë në një shtet tjetër. Ai nuk arriti përtej një çatie katër kilometra larg aeroportit të Kabulit, ku trupi i tij u gjet pasi u rrëzua nga një aeroplan ushtarak amerikan deri sa ajo ishte duke u ngritur – një nga imazhet më tragjike dhe të pashlyeshme në kapitullin e fundit të fushatës amerikane në Afganistan, raporton The Washington Post.

Shumë detaje të ngjarjeve kaotike në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai mbeten të panjohura. Pjesë të videove të xhiruara nga kalimtarë të rastit, të cilat u bënë virale në rrjete sociale, treguan pamje të një skene të jashtëzakonshme deri sa qindra civilë afganë ishin kapur në avionin ushtarak të Forcave Ajrore amerikane në një përpjekje të dëshpëruar për të hipur në bordin e saj, përcjell Klankosova.tv.

Në një video, të paktën dhjetë njerëz ishin nën avion, afër gomave të avionit, deri sa ai ishte duke u nisur. Në një video tjetër, dy persona u panë duke rënë nga avioni kur kjo e fundit ishte duke u ngritur për fluturim.

Një video tjetër e xhiruar nga telefoni tregoi pasojat: të paktën katër trupa të pajetë ishin të shtrirë në pistën e aeroportit, të distancuar rastësisht përgjatë saj. Një futbollist adoleshent ishte mes atyre që vdiqën. Kështu ishte edhe Fada.

Forcat Ajrore të SHBA-së thanë se një ekuipazh i avionit C-17 vendosi të “largohej nga aeroporti sa më shpejt të ishte e mundur” atë ditë për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë. Zyrtarët amerikanë më vonë gjetën mbetje njerëzore të grimcuara brenda hanxharëve të rrotave. Forcat Ajrore kanë premtuar një hetim të plotë për të “parandaluar që një situatë e tillë të ndodhë përsëri”.

Në Kabul, banorët po përballen me pyetjet e tyre.

Wali Salek, i cili ka jetuar 20 vjet në Kabul, pyet veten se si fatkeqësia mund të vinte nga qielli, duke i parë dy trupat, përfshirë Fadën, që rranë mbi çatinë e tij.

Babai i Fadës e pyet veten pse djali i tij i madh shkoi në aeroport atë mëngjes pa i treguar. Ai pyet pse pilotit i mungonte “humaniteti” dhe vendosi të ngrihej edhe kur njerëzit ishin të ngjitur në eksterierin e avionit.