Hidhet shorti për gjysmëfinalet e kupës së Kosovës
Ballkani dhe Feronikeli do të jetë derbi i gjysmëfinaleve në kupën e Kosovës.
Në zyrat e FFK-së shorti ka përcaktuar që klubi nga Suhareka ta presë ekipin nga Drenasi, derisa gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Trepçës 89’.
Gjysmëfinalet luhen me dy ndeshje, teksa sfidat e para të gjysmëfinales zhvillohen më 17 prill, ndërkohë ato kthyese do të luhen pas dy javësh, respektivisht më 1 maj.
Fituesi i Kupës luan në Europa League.