Shtëpia e Bardhë e SHBA-së ka refuzuar të komentojë nëse presidenti Joe Biden do të takohet me Benjamin Netanyahun gjatë vizitës së kryeministrit izraelit në Washington për t’iu drejtuar Kongresit të SHBA-ve muajin e ardhshëm.

“Nuk kam asgjë për të njoftuar sot”, tha këshilltari i sigurimit kombëtar të Biden, Jake Sullivan në një intervistë në emisionin “Face the Nation” të CBS, duke shtuar se dy burrat flasin rregullisht.

Ndërsa Biden ka qenë një mbështetës i fortë i Izraelit gjatë luftës, ai shpesh ka shprehur zhgënjimin për sjelljen e luftës së Izraelit.

Në një intervistë të fundit me revistën TIME, Biden sugjeroi se Netanyahu mund të jetë duke e zgjatur qëllimisht luftën për perspektivat e tij politike, komente që ai më vonë i tërhoqi.