Heqja e taksës nga Kurti, Haradinaj mban konferencë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi që e kanë nisur zyra për media e AAK-së.

“Ju njoftojmë se kryetari Ramush Haradinaj, sot në ora 17:00 mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të AAK-së”, shkruhet në njoftim.

Kreu i AAK-së, dhe ish kryeministri e ka kundërshtuar dje përmes një shkrimi në Facebook lajmin se qeveria Kurti do të heq taksën e vendosur për produktet serbe dhe boshnjake.