Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një fazan me shumë persona për Halloween 2023

Mbretëresha e Halloween është kthyer.

Të martën, Heidi Klum, shkoi në festën e saj vjetore të Halloween me një ekip të tërë për kostumin e saj.

Për festën e këtij viti, ajo shkoi si fazan, duke kërkuar ndihmën e të tjerëve për mbajtur pendët e bishtit të fazanit.

Duke pozuar në tapetin e kuq gjatë mbërritjes së saj në Marquee New York, ajo (dhe ekuipazhi i saj shumëngjyrësh) u grumbulluan mbi njëra-tjetrën, pothuajse si një akt Cirque du Soleil, për t’u shndërruar në një zog të madh e të bukur.

Në qendër ishte Klum e veshur në blu dhe në kokë mbante një maskë me sqep, e cila ishte punuar me një kujdes të madh.

Klum foli ekskluzivisht për PEOPLE në tapetin e kuq për frymëzimin e saj për kostumin e këtij viti.

“Doja të bëja një kostum me shumë e shumë njerëz. Doja të kisha një bandë njerëzish dhe të bëhemi të gjithë një gjë. Dhe për mua, në mendjen time, ishte fazan”, ka thënë ajo, shkruan People, transmeton Klankosova.tv