Kryetari i Gjilanit

Haziri: Moslejimi i dasmave është politikë e gabuar

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se masat e reja të vendosura nga qeveria nuk janë aspak popullore.

Ai në një prononcim për Dukagjini tha se burimi më i madh i infeksionit janë kontaktet e punës.

“Natën më së paku ka pasur qarkullime të njerëzve”.

“Unë mendoj se moslejimi i dasmave është politikë e gabuar”.

Megjithatë, Haziri shtoi se qytetarët nuk duhet nënvlerësuar situatën me pandeminë dhe u shpreh i shqetësuar që ka prej tyre të cilët nuk po besojnë se koronavirusi ekziston.

I pari i Gjilanit po ashtu deklaroi se Kosova ka një ligj për emergjencat civile dhe se sipas tij vetëm Ministria e Punëve të Brendshme po e zbaton dhe jo institucionet tjera.