Ylli i Chelseat

Hazard përsërit dashurinë e tij për Real Madridin

Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard, kontrata e të cilit me klubin londinez përfundon në vitin 2020, e ka ritheksuar dashurinë e tij për Real Madridin.

Hazard ka treguar se i ka dashuruar gjithmonë “Los Blancos”, teksa ka insistuar se nuk dëshiron të ketë pengje në përfundim të karrierës.

Ylli belg ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu”, gjersa ditë më parë trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, kishte thënë se bisedimet për zgjatjen e kontratës së 27 vjeçarit ndodhin për çdo javë, por vetë Hazard e ka demantuar italianin duke thënë se është në pritje të “The Blues”.

“Kishim disa kontakte me Chelsean por pastaj u ndaluan, jemi duke pritur. Ju më njihni mua, gjithmonë e kam dashuruar Real Madridin edhe para Zidanes. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Këtë vit do ta përfundoj me Chelsean, kam edhe një vit kontratë. Pas përfundimit të këtij viti do të shohim”, tha Hazard.

Ish anëtari i Lille ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League, duke realizuar 8 gola dhe ka dhënë po aq asiste, ndërsa ishte lojtari i ndeshjes në fitoren e fundjavës së kaluar kundër Manchester Cityt.

“Trajneri mendon për futbollin ashtu siç mendoj edhe unë. Familja ime është në Londër dhe pas një viti unë do të mbush 28 vjeç. Nuk dua pendohem për ndonjë gjë në karrierën time. Është një vendim që do ta marrë, nuk e di kur por më duhet të vendos”, përfundoi Hazard.