Haxhiu: Të premten votohet programi i Qeverisë Kurti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se të premten do të votohet programi i Qeverisë Kurti.

Haxhiu gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL, tha se pas miratimit të programit në qeveri i njëjti do të diskutohet edhe në Kuvend.

“Të premten pritet të votohet programi dhe më pas për diskutim në Kuvend”, tha ajo.