Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, po shprehet e pakënaqur me përpilimin e aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK’së.

Haxhiu po thotë se nga mënyra se si është përpiluar aktakuza nga Specialja ndaj liderëve të UÇK’së, është e vështirë të presësh drejtësi.

Ajo tha se drejtësia duhet patjetër në lidhje me ato akuza, mirëpo vështirë se do ketë.

“Gjykata natyrisht se do të duhej të vendoste drejtësi. Nëse prokurori tenton të ketë sa më shumë pretendime që kriminalizon diçka, roli i gjykatës është pikërisht që të mos nxjerrë aktgjykim dënues nëse nuk ka prova për këtë, ky është roli i gjykatës. Për shkak të mënyrës se si është përpiluar kjo akuzë, është goxha e vështirë që të presë drejtësi. Drejtësi duhet patjetër”, ka thënë Haxhiu.