Haxhiu: Albin Kurti do të ketë 85 vota kundër

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimet në vend, pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm.  Sipas Haxhiut, sjellja e kryeministrit Albin Kurti është fëmijërore.

Këto komente ai i ka bërë  në emisionin “Opinion” te TV Klan.

“Është një turp i asaj që ka ndodh ditën e djeshme, një sjellje fëminore e Kryeministrit dhe e kësaj qeverie, në një moment kur njerëzit kanë halle me karantinën e tyre dhe nuk ka gati qytet që nuk është përfshirë me 2 apo tre raste koronavirus”, thotë Haxhiu.

Sipas tij, Agim Veliu është shkarkuar për arsye se kryeministrit Albin Kurti është bashkuar me kryeparlamnetaren Vjosa Osmani.

“Nëse i iki definimeve çfarë është kryeministri po e shpegoj, një frikacak që nuk guxon të marr vendime qeveritare për qytetarët. Arsyeja është një farë lloj bashkmi mes zotit Kurti dhe zonjës Vjosa Osmani, që ka filluar herët gjatë fushatës. Një binom që ka pas dy qëllime: rikthimin e Albin Kurtit dhe fitoren e tij, jo vetëm me votat e qytetarëve dhe nëse jo poshtnimin, ndrydhjen e LDK dhe krijimin e pabarazisë. Agim Veliu është kandidat kryesor për drejtimin e LDK-së, ndërsa Albin Kurti kërkon t’ja transferojë Vjosa Osmanit, partneres së tij dhe duke e futur LDK në një beteje të brendshme, për t’ja lehetësuar vetes qeverisjen. Për këtë fjali u shkarkua një ministër i brendshëm duke e quajtur tradhtar, tradhti ndaj policisë dhe ndaj qeverisë. Në kësi situate Albin Kurti e gjen armikun”, thotë ai.

Haxhiu ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është i papërgjegjshëm dhe ka krijuar një luftë politike në kohë pandemie.

“ “The Economist” e ka patur faqen e parë closed dhe një Kryeministër për një fjali e shkarkon një ministër. Të jesh i papërgjegjshëm, mos të kesh ndërgjegje për njerëzit të cilët janë në karantinë. Ky Kryeministër është i përpërgjegjshëm se ka krijuar një luftë politike në kohë pandemike”, shton ai.

Ai vlerëson se kjo është një luft për pushtet në kohë krize.

“Është një luftë për pushtet në kohë krize. Ja ça do ndodhi: Nesër bëhet mocioni i mosbesimit të kësaj qeverie. Ata kanë 43-44 vota për mocionin e mosbesimit. Deri në 85 vota do jenë pro varësisht kush ka guximin të dalë nga shtëpia e të shkojë në parlament, sepse me siguri kjo situatë do i shtyjë një pjesë të njerëzve të mos vijnë në parlament”, ka deklaruar ai.