Hatim Baxhaku i LDK-së: Pse ministri Vitia dhe Qeveria e VV-së nuk po e parandalojnë përhpajen e COVID-it?

Ish-deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku, njëherit me profesion mjek, ka reaguar pas rritjes së rasteve me COVID në vendin tonë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka pyetur se ku është ministri Arben Vitia dhe Qeveria e VV-së dhe pse nuk po e parandalojnë përhapjen e Covid19?

Baxhaku më tej ka shkruar se rritja e frikshme e numrit të të infektuarve në tre ditët e fundit i ka ulë për toke edhe ministrin, edhe qeverinë.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Athua ku është ministri Arben Vitia dhe Qeveria e VV-së? Pse nuk po e parandalojnë perhapjen e Covid19?

Me kujtohen si sot diskutimet dhe akuzat e konstatimet zëlarta e pa asnje argument të deputet ëve te VV -së dhe militantëve të saj neper paraqitje publike se si rritja e numrit te infektuarëve me Covid19 eshte pasoj e rreximit te Qeverisë Kurti 1 dhe ministrit Vitia i cili paskesh qene ilaçi i pengimit te perhapjes së pandemise.

Me kujtohet si talleshin me qytetaret pa asnje argument shkencor duke thene se ne kohen e Arben Vitise fillimisht ishte nje rastë e pastaj disa raste fal menaxhimit perfekt te ministrit Vitia, kur dihet se çdo pandemi fillon me nje rast dhe pastaj gradualisht rritet numri i te infektuarve. Arsya e numrit te vogel te te infektuarve ne atë kohē ishte vetem se ajo qeveri ra brenda tre muajve dhe logjikshem nuk kishte mundësi te kishte numer me te madh të të infektuarve, si per shkak te principeve epidemiologjike te perhapjes se nje virusi por edhe per arsyen e levizjes se kufizuar te kosovareve per shkak te regjimit te vizave.

Rritja e frikshme e numrit te te infektuarve ne tre ditet e fundit i ka ule për toke edhe ministrin, edhe qeverinë e edhe militante të cilët ose po shuajn te gjithe ose tani po fajsojnë virusin, dhe qytetarët qe nuk po vaksinohen. Po ku jane tani aftesit e paimagjinushme te ministrit dhe doktorit te mrekullive ( si te atyre ne serialet turke).
Tash nuk po del as ne konferenca per shtyp me “antena ne koke” se bashku me kryeministrin ( siç bente çdo dite ne Qeverin Kurti 1) , dhe ate bash ne kohë te iqindisë , per te bere nje shou popullist duke e ndal intervisten gjate kohes sa thirrej ezani nga hoxha nga xhamit aty afer.

Une nuk dua ta fajsoj ministrin per shtimin e numrit te rasteve me Covid 19, edhe pse mundet dhe duhet te behet me shume por dua t’ja kujtoj se epidemit dhe pandemit kanë nje rregull te ecurise dhe perhapjes perkunder te gjitha masave që ndermirren.Dhe keshtu duhet te vleresohen gjithmonë pavarësisht je ne pozitë apo opozitë. Nuk duhet keqëpërdorur çdo situat dhe ne menyre te ulte për nje grusht votash populliste.

Thoshte ne nje kohe, menjehere pas lufte i ndjeri Ekrem Rexha – Komandant Drini , tani Hero i Kosoves: “ Djema mos u ngutni, se do ti vij fundi çdo primitivizmi”.
Dhe po, do ti vij dhe po i vjen shumë shpejtë fundi dhe denaskimi i çdo primitivizmi, popullizmi e mashtrimi.