Haskuka (VV) e Muharremaj (AAK) drekojnë bashkë në Prizren

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka drekuar sot me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Muharremaj, i cili ka publikuar edhe një foto me të.

“Dreka ka shije te veçantë në Prizren. Faleminderit Mytaher Haskuka”, ka shkruar Muharremaj.