Hashim Thaçi uron Fitër Bajramin nga BIK-u

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Festës së Fitër Bajramit.

“Edhe njëherë dëshiroj që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’iu uroj Fitër Bajramin. Ishte një muaj i shenjtë i agjërimit, solidaritetit, mirëkuptimit, paqes dhe i afrimit të njerëzve edhe më tepër”.

Thaçi ka thënë se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ka qenë në disa iftare nëpër Kosovë.

“Kemi pasë kënaqësi që me Myftiun, kryeimamët, imamët, njerëzit e Bashkësisë Islame në Kosovë, por edhe me shumë besimtarë të tjerë të jemi së bashku në shumë iftare anekënd Kosovës”.

“Kudo shihet mirëkuptim, solidaritet, dashuri dhe respekt mes njerëzve”.

“Sot jemi këtu që të urojmë Bashkësinë Islame, të urojmë të gjithë njerëzit për agjërimin e tyre, por mbi të gjitha të urojmë Fitër Bajramin”.