Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas tri kërkesave të refuzuara, më në fund Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën për të ardhur në Kosovë.

Kjo pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ballkani.info ka mësuar se Thaçi e ka vizituar babanë në klinikën Interne në QKUK.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.