Harta e koronavirusit: Si po përhapet koronavirusi nëpër botë

Në gati 50 vende të botës tashmë janë shënuar raste të konfirmuara me Covid-19. Të paktën 2.708 persona kanë humbur jetën – të gjithë prej tyre, me përjashtim të 45 personave, në Kinë. Të dhënat janë nxjerrë më 25 shkurt, ora 23:50.

Përhapja e koronavirusit ka nisur në Vuhan, një qytet prej më shumë se 11 milionë banorësh, dhe kryeqytet i provincës së Hubeit, në Kinë.


Rastet e konfirmuara me Covid-19 në Azi
Të dhënat janë nxjerrë më 25 shkurt, ora 23:50.

Shumica e infektimeve raportohen në Kinë, por raste janë regjistruar edhe në 42 vende të tjera.


Si u përhap virusi nëpër botë

Rastet e para të regjistruara, sipas datës dhe vendit. Pikat e kuqe shënojnë raste të reja të konfirmuara.

22 janar
Raste ditore 555 | Gjithsej raste 555
Raste të reja në Kinë, Tajlandë, Japoni, Kore e Jugut, Tajvan, SHBA, dhe Makau


26 janar
Raste ditore 684 | Gjithsej raste 2,118
Raste të reja në Hong Kong, Singapor, Malajzi, Kanada, dhe Australi


30 janar
Raste ditore 2,068 | Gjithsej raste 8,234
Raste të reja në Filipine dhe Indi


31 janar
Raste ditore 1,693 | Gjithsej raste 9,927
Raste të reja në Gjermani, Itali, Britani të Madhe, Rusi, dhe Suedi


21 shkurt
Raste ditore 644 | Gjithsej raste 76,843
Raste të reja në Iran, Izrael, dhe Liban


25 shkurt
Raste ditore 845 | Gjithsej raste 80,415
Raste të reja në Francë, Spanjë, Bahrejn, Kuvajt, Austri, Algjeri, Kroaci, dhe Zvicër


Numri i rasteve të konfirmuara është rritur me shpejtësi, që kur virusi vdekjeprurës është shfaqur në dhjetor, nga burimi i tij i dyshuar, në një treg kafshësh në Vuhan.

Nëse Covid-19 nuk mund të kontrollohet, ai mund të prekë rreth dy të tretën e popullsisë së botës, sipas një eksperti të respektuar të shëndetit publik në Hong-Kong.

Rastet e konfirmuara me Covid-19
Të dhënat janë nxjerrë më 25 shkurt, ora 23:50.

Të dhënat e fundit nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se numri i të vdekurve nga koronavirusi ka kaluar 2.700

Vdekjet e konfirmuara nga Covid-19
Të dhënat janë nxjerrë më 25 shkurt, ora 23:50.

Mijëra njerëz të prekur nga koronavirusi në botë tashmë janë shëruar. Pasi që Covid-19 është sëmundje virusale, antibiotikët s’kanë efekt dhe as ilaçet antivirusale, që veprojnë kundër gripit. Shërbimi varet nga fuqia e sistemit imunitar, dhe shumë prej personave që kanë vdekur veçse kanë qenë me shëndet të dobët. Organizata Botërore e Shëndetësisë u rekomandon njerëzve të marrin masa të thjeshta, për të reduktuar ekspozimin ndaj virusit dhe përhapjen e tij.

Rastet e shëruara me Covid-19
Të dhënat janë nxjerrë më 25 shkurt, ora 23:50.

Grafikat: The Guardian