Harrojeni bjonden, Kida provoi ngjyrën më fiksim të flokëve të 2020-s

Pak ditë më pare këngëtarja e njohur Kida eksperimentoi për klipin e ri “Edhe sa” dhe ndryshoi look duke u kthyer papritur në një bjonde, por ajo përsëri ka ndryshuar look.

Por tashmë bukuroshja ka ndryshuar sërish dhe ka ndjekur modën e verës me flokët rozë.

Këngëtarja ka publikuar disa foto të reja në Instagram, ku shfaqet me look-un e ri që i shkon shumë.

Lista e të famshmeve që guxuan këtë verë me flokët rozë ka qenë e gjatë, duke nisur nga Tayna te Kylie Jenner.

Kida ka qenë një ndër këngëtaret më të suksesshme të verës 2020, me bashkëpunimin e saj me Mozzik “PP”, dhe më pas me këngën “Edhe sa” që u kthye në hit.