Haradinaj: Zgjedhjet do të jenë referendum

Në intervistën për Syri TV, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është shprehur se zgjedhjet në Kosovë nuk janë thjesht zgjedhje, por referendum.

Sipas tij, është referendum pasi temat janë shumë të mëdhaja.

Sipas tij, në Kosovë nuk duhet të ketë Dodik Republikë, ndërsa ftoi spektrin politik në vend të bëhet bashkë për taksën ndaj Serbisë.

I pyetur nga gazetari se, “keni zgjedhur referendumin, më shumë se sa zgjedhjet?”, Haradinaj e aprovoi këtë gjë.

“Është referendum pasi temat janë shumë të mëdhaja, kombëtare. Është shteti në pyetje. E bën jofunksionale Kosovën. Taksa ndaj Kosovës nuk është pranuar nga i gjithë spektri politik, siç ishim për Trepçën, ushtrinë. Shumë gabim. I ftoj të bëhemi bashkë, të mbrojmë shtetin”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj: Dorëheqja, për të ruajtur nderin e Kosovës’

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, u shpreh se vendimi për të dhënë dorëheqjen ishte i detyrueshëm pasi nuk ka dashur të shkojë në një vend tjetër për tu marrë në pyetje si kryeministër.

Sipas kreut të AAK-së, me këtë vendim ai i kthen mandatin sovranit.

“Ftesa në këtë rast ofendon Kosovën se kur shkon kryetari i shtetit shkon shteti, cënon sovranitetin e vendit.

Prekshmëria e sovranitetit, unë luftoj për paprekshmërinë e sovranitetit. E kam patur të vështirë të shkoj në një vend tjetër si kryeministër.

Kam dashur të ruaj nderin e vendit dhe nuk dua të shkoj me petkun e dikujt tjetër, por të atij që jam”, deklaroi Haradinaj.

loading…