Haradinaj vlerëson ushtarët gjerman

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar gjithë ushtarët gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë, duke thënë se ata kanë kryer me sukses punën e tyre.

Këtë Haradinaj e tha gjatë një konference të përbashkët që pati me sekretaren Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn të cilët po qëndrojnë me rastin e kalimit të kampit ushtarak gjerman në Prizren në një prani ekonomike.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se flamuri gjerman do të mbetet gjithmonë lartë në Kosovë për shërbimin që e kanë dhënë.

“Sot jemi këtu për faktin se prania ushtarake gjermane dhe kampi ushtarak në Prizren kalon në prani ekonomike, pra kthehet dhe fillon si procedurë në një park inovativ të biznesit. Ky do të jetë një zhvillim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe marrëdhënien mes dy vendeve. Ushtarët gjermanë e kanë kryer me sukses punën e tyre dhe flamuri gjerman do të mbetet lartë përgjithmonë në Kosovë për shërbimin që e kanë bërë ata në këtë vend”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Silberhorn tha se pjesëtarët gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë kanë sakrifikuar aq sa edhe vet kosovarët.