Haradinaj uron Presidentin e ri amerikan: Gjatë mandatit të Biden, shpresojmë të mbyllen të gjitha temat për Kosovën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president në zgjedhjet e parakohshme, Ramush Haradinaj i ka uruar sukes Bidenit në inagurimin e tij si president.

Haradinaj e ka falënderuar Biden për kontributin e vazhduëshëm tij në çështjët e Kosovës.

“Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden.

Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare,” shkruan Haradinaj në facebook.

Haradinaj ka shtuar më tutje se Kosova me Biden ka shpresa, duke thënë se “Shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij”

“Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës” ka shtuar tutje Haradinaj.

Postimi i plotë:

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial.
Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare.
Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij.
Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Kosovën!