VIDEO

Haradinaj uron Bajramin: Solidariteti e mirësia e çojnë vendin përpara

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ai ka thënë se solidariteti dhe mirësia ndaj njëri tjetrit, e çon vendin përpara.

“Solidariteti dhe mirësia ndaj njëri tjetrit, e çon vendin përpara. Kjo vlerë e jona e ruajtush prej shekujsh, duhet të ruhet dhe në këtë ditë feste të Fitër Bajramit. Ky është urimi që ndava bashkë me kolegët, në vizitën që i bëmë Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritëm nga kryetari Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.” – ka shkruar Haradinaj.

Në fund, ai është shprehur:

“Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve shqiptarë të besimit islam, urime festa e Fitër Bajramit. Uroj që t’u shpërblehet sakrifica që kanë bërë për njëri tjetrin dhe për njerëzit në nevojë”.