Haradinaj: Thaçi nuk e ka kundërshtuar vendosjen e taksës ndaj Serbisë
Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur se vendimi për taksën nuk do të ndryshojë.
Haradinaj ka thënë se taksa nuk mund të hiqet duke krijuar situata të ndryshme nga akterë të ndryshëm.
Sa i përket qëndrimit të presidentit, Hashim Thaçi për taksën Haradinaj ka thënë se vendimi i marrë është kompetencë e Qeverisë dhe se kjo e fundit nuk ka shkelur kushtetutën.
Ai ka shtuar se për këtë vendim nuk ka marrë ndonjë kundërshtim nga presidenti.