Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me të dërguarin e posaçëm të OSBE-së Mark Pritchard, njëherit anëtar i Dhomës së Përfaqësuesëve të Britanisë së Madhe.
Haradinaj tregon se ata biseduan për zhvillimet politike në vend.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit me misionin e OSBE-së, në dobi të forcimit të institucioneve demokratike, gjithë përfshirjes dhe të qeverisjes së mirë, në funksion të një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.







