Haradinaj takohet me përfaqësues të SBASHK-ut

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Takimi është bërë i ditur pak minuta para nisjes, përcjell lajmi.net.

Theksojmë se greva në arsim është duke vazhduar, përderisa nga SBASHK-u kanë thënë se orët e humbura deri më tani nuk do të zëvendësohen.