Haradinaj: Takimin me Palmerin e organizuan Ambasada e SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se takimi me Mattheë Palmer, të dërguarin e posaçëm të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi.

Haradinaj, ka treguar se si është bërë puna që u takua me Palmer.

Ai ka thënë se takimi u organizua nga Ambasada e SHBA në Kosovë dhe Departamentit të Shtetit Amerikan.

“Në konsultë me Ambasadën e SHBA-së këtu dhe Departamentit të Shtetit është propozu mundësia e takimit me zotin e Palmer. Ka qenë direkt kërkesa e tij që të mundësohet vazhdimi i dialogut.
E kemi elaboru në tanësi procesin e dialogut”, tha ai. Haradinaj e ka vlerësuar si nder takimin me Palmer.

Ai ka thënë se takimi i është organizuar në Konsulatën e Kosovës në Nju Njork. “Kishte protokol të mirëfilltë”, tha ai.

loading…