Haradinaj shpreh përkushtimin për komunitetin ashkali

Urime dita e flamurit bashkëqytetarët tanë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e flamurit për komunitetin Ashkali.

Ai në një takim me pjesëtarët e këtij komuniteti, ka shprehur përkushtimin se përpos të drejtave kushtetuese, ata do të gëzojnë edhe mirëqenie ekonomike, sociale dhe kulturore.

“Dita e Flamurit të Komunitetit Ashkali tashmë është shndërruar në festë të përbashkët. Rast i mirë, që në prag të shënimit të kësaj dite, në emër të Qeverisë t’i uroj ata dhe të shpreh përkushtimin, që komuniteti ashkali, përpos të drejtave kushtetuese të gëzojë edhe mirëqenie ekonomike, sociale e kulturore”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se komuniteti ashkali ka qenë pjesë e proceseve deri në liri dhe shtetndërtim të Kosovës.

“Avancimi i shtëpisë sonë të përbashkët është synim i të gjithë neve. Urime Dita e Flamurit bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë ndër të tjerash Haradinaj.
/Ballkani.info