Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-luftëtares të UÇK-së, Fetnete Ramosaj.
“I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete. Ishe zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës. Zë i ndërgjegjës së popullit tonë. Krenar që të njoha, luftuam e punuam bashkë. Lamtumirë!”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.
Kujtojmë se ish-luftëtarja Ramosaj, pas përfundimit të luftës kishte botuar disa libra përmes së cilave kishte treguar historinë e terrorit serb në Kosovë. /Ballkani.info








