Haradinaj prezanton 8 emrat e ri që i bashkohen listës së AAK-së, synimi i tij si president hyrja në NATO

Lideri i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media ka prezantuar anëtar të rinj që iu bashkuan subjektit politik që udhëheq ai e që do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

“2/3 e listës janë të rinj. Sot po prezantoj disa nga ta. Shemsedin Dreshaj, Shqipe Krasniqi Kastrati, Kaltrina Morina, Shkëlqim Millaku, Ismet Shabani, Diellza Kukaj dhe Blerta Gashi”, janë këta emrat të cilat Haradinaj i prezantoi ku foli edhe për përgatitjet e tyre profesionale, shumica nga ta profesorë e njerëz të shkencës.

Ndërsa Haradinaj përsëriti edhe njëherë që synimi i tij si president është rrugëtimi në NATO.

“Kam nderin që bartës i listës së AAK-së të jem unë. Po ashtu jam edhe kandidat për president. Se si do të zhvillohen koalicionet pas zgjedhjeve, kemi kohë për të biseduar.

AAK megjithatë do ta vërtetojë besnikërinë ndaj vendit dhe reformave, duke i dhënë më shumë siguri vendit. Kam përgatit një rrugëtim deri në NATO, që i parahshe krejt veprimet se si të arrihet.

Veç ka disa përparime në këtë process, janë edhe punë të tjera që me ardhë në NATO, por në një mandat në të ardhmen, i ndihmon vendin tim, Kosovës”, tha ndër të tjera Haradinaj