Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takaur me Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn, pas vizitës së tyre në Bruksel, të cilët i ka lavdëruar për punën e kryer atje.

“Delegacionin Shtetëror i përgëzova për paraqitjen e shkëlqyer të qëndrimeve të Kosovës përballë zyrtarëve të BE-së për dialogun me Serbinë. Arritja e Marrëveshjes Gjithpërfshirëse me shtetin fqinj, që do të thotë njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, i siguron Kosovës ulësen në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook.