Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media pas kthimit nga Berlini, ku zhvilloi takime me deputetët e Bundestagut gjerman dhe kancelaren Angela Merkel.

Haradinaj ka thënë se është konfirmuar serioziteti i Kosovës për agjendën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

“Mund të them që nga kjo vizitë dhe zhvillimet që kanë ndodhur në Berlin, Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

I pyetur se a është temë e mbyllur ndryshimi i kufijve, kryeministri ka thënë se beson se Samiti i Berlinit e ka përmbyllur një ide të tillë dhe tashmë nuk ka më diskutime rreth kësaj teme.

“Ne kemi theksuar edhe njëherë se jemi të interesuar për arritjen e Marrëveshjes Përfundimtare me Serbinë me kufijtë egzistues”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministi ka thënë edhe njëherë se është mirë që të gjithë liderët të jenë unifikues dhe mos të lejojnë dilema në qëndrimet e krerëve shtetëror, duke iu referuar edhe vizitës së Thaçit në Bratislavë. /Ballkani.info