Kryeministri

Haradinaj për kufij: Ata do të mbrohen me gjak!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij në inaugurimin e kompleksit memorial në Marinë të Skenderajt tha se sot po rehatohen luftëtarët dhe se sot të gjithë familjarët po ndihen të lehtësuar, sepse sot ju kemi larë borxhin dëshmorëve.

Ai ka përmendur se përveç këtij borxhi, ne e kemi borxh edhe me ruajt territorin dhe kufijtë sepse sipas tij, këta kufij na kanë lënë amanet dëshmorët.

“Sot po rahatohen luftëtarët në tokën e vet, të gjithë familjarët sot ndihen të lehtësuar sepse sot po rahatohen dëshmorët në vendin e vet me dinjitet. Populli sot ju ka borxh të gjithë atyre që kane rënë për liri, ku sot po ja u lajmë një borxhë që u kemi. Na i  kemi borxh  këtyre dëshmorëve me ja forcu shtetin me ruajt territorin e vet me ruajt kufinjët e vet me qenë të paprekshëm, sepse këta kufij na kanë lënë amanet këta sot që po i rahatojmë.   S’guxojmë me nguc atë që është mbërri me gjak”, ka thënë Haradinaj. (Ballkani)