Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, ka mbajtur konferencë për media.
Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë se ka dëshirë që taksa të hiqet, por pa njohje nga Serbia kjo nuk do të ndodhë.
“Unë kam dëshirë që taksa të hiqet krejtësisht dhe jo vetëm të pezullohet. Por, heqja e taksës nuk mund të ndodhë pa njohje nga Serbia”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.
Tutje, kryeministri ka folur edhe për anulimin e vizitës së Gjeneralit amerikan, Timothy Orr dhe letrën e Komandantit të FSK-së, Rrahman Ramës drejtuar presidentit Thaçi, për anulimin e kësaj vizite.
“Unë e kuptoj logjikën e reagimeve, ose presionin mbi qeverinë që po bëhet aktualisht. Komandantin Rama e njoh edhe personalisht, kemi raporte të mira por mendoj që është mirë që Rama të mos flasë shpesh për media, andaj të marrim mësim nga shtetet perëndimore”, ka përfunduar Haradinaj. /Ballkani.info







