Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës, thotë se për bashkimin e Mitrovicës vendos niveli qendror

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se për bashkimin e qytetit të ndarë të Mitrovicës jugore dhe asaj veriore, vendimin mund ta marrë vetëm niveli qendror.

Shefi i Qeverisë pasi ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, shtoi se rezoluta e miratuar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së jugut për bashkimin e qytetit, është vendim që nuk u takon atyre.

“Vendimet e karakterit të tillë janë nacionale dhe vetëm niveli nacional mund të merr vendim”.

Ndërsa, kur foli për dorëheqjen e krerëve të komunave në veri të vendit, Haradinaj u shpreh se ato nuk janë definitive dhe se janë duke i shqyrtuar.