Me rastin e 21-vjetorit të rënies heroike të Ilir Konushevcit dhe doktorit Hazir Malaj është organizuar Akademi Përkujtimore nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ne një fjalë rasti i ka nderuar familjarët e dy heronjëve. Para tyre dhe mysafirëve ai deklaruar se si në luftë edhe në liri shqiptarët do të jenë gjithmonë bashkë.

“Jemi bashkuar shumë familjeve të heronjëve të kombit nga të gjitha trojet shqiptare. Për atdheun shqiptarët gjithmonë do të jenë bashkë, do të qëndrojnë bashkë dhe do të luftojnë bashkë”, tha Haradinaj para të pranishmëve.

Kështu i pari i ekzekutivit ka ngritur lartë kontributin e Ilir Konushevcit në luftë.

“Bëhet fjalë per brezin e parë të luftëtarëve të UÇK-së. Ai kreu përgjegjësinë në Llap dhe në zonën e Prishtinës, por ai ishte ndër të parët që i vendosi lidhjet edhe me zonat e tjera të luftës”, ka thënë tutje Haradinaj.

Për Haradinajn është e rëndësishme kontributi i heroit Ilir Konushevci edhe në Zonat tjera duke filluar kështu me Zonën e Dukagjinit e deri tek zonat e tjera.

“Luftarët shqiptarë nuk kishin kerkesa të mëdha vetëm një pushkë e donte. ilir Konushevci e deshmoi më së miri këtë duke bashkëvepruar me të therët. Për shkak të afërsisë gjeografike te zonës së Llapit e Prishtinës ai bashkëveproi edhe me Zonën e Dukagjinit”, shtoi Haradinaj.

Sipas kryeministrit për armiqët nuk mund të kishte tjetër opsion përveç rënia e tyre.

“Rënia e tyre asnjëherë nuk duhet të shihet ndryshe përvec se kanë rënë për liri për atdhe. Në çfarëdo mënyre që ka ardhur rënia e tyre armiqtë nuk kishin mënyrë tjetër përvçc se të binin ata. Tash Iliri pushon në vendin e vet përkrahë dëshmorëve tjerë”, ka thënë ai.

Në këtë ceremoni përveç kryeministrit Haradinaj kanë marrë pjesë edhe ish- komandanti Sylejman Selimi, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa Remi, Lahi Brahimaj, Kadri Kastrati, kryetarë të komunave te Kosovës si dhe pjesëtarë të FSK-së.