Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të liderëve shtetërorë, ka thënë se taksa për mallrat serbe nuk do të hiqet.

Haradinaj ka thënë se ai e do shumë Amerikën për gjithë kontributin që ka dhënë për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se i lut drejtuesit e institucioneve në SHBA, që t’i kuptojnë për vendimin për taksën.

Kryeministri ka thënë se ka dëshirë që i gjithë spektri politik të jetë unik, që taksa të mos hiqet deri në njohje.

“Sonte ka qenë iniciativa e ministrit Lekaj që ta kemi një bisedë joformale. Sot kam pasur takim me ambsadorin Philip Kosnett për të cilin kam shumë respekt”.

“Ka qenë shumë i saktë, ai i ka kërkuar, sugjeruar Kosovës që të pezullohet taksa, ka paraqitur edhe këtë letër për tërë udhëheqësit e institucioneve”.

“Ne kemi spjeguar pozicionin tonë, që unë e dua Amerikën por nuk i nënshtrohem Serbisë. Taksa nuk është vendos lidhur me Amerikën as për zhvillimet e fundit në dialog”.

“Kërkojmë një zgjidhje një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, me njohje reciproke. Unë jam për tu hequr taksa por duke u lidhur me njohjen”.

“Por pas 20 vjetësh pas rrethanave të krijuara nga Serbia, jam i vendosur dhe kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve në Kosovë”.

“Nuk është për trimëri apo arrogancë, por është qëllimi për ta sjell një situatë të marrëveshjes me Serbinë”.