Haradinaj pas takimit: Kemi dakordim për platformën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se platforma për dialogun me Serbinë, i obligohet kushtetutshmërisë dhe është një garancë.

“Amerika flet vet,as presidenti, as unë, as askush nuk është zëdhënës i Amerikës, nuk ka nevojë me fol për ta, ata flasin vet, dinë me fol, i shpjegojnë gjërat”, tha ai kur u pyet për mundësinë e prishjes së raporteve me SHBA-të dhe deklaratat e presidentit dje për këtë temë.

“Përfundimisht kemi një dakordim për platformën e Kosovës në dialog. Mendoj që platforma është një dokument i qëndrueshëm, i parimeve por edhe i qëllimeve që ka Kosova në dialog, buron nga Kushtetuta, mbron Kushtetutën e vendit dhe personalisht i japi përkrahje”, tha Haradinaj.

Haradinaj pas tha se nuk kanë biseduar për taksën. Sipas tij, ajo qe ishte sot më rëndësi ishte platforma.

Ai tha se platforma i obligohet kushtetutshmërisë dhe është një garancë.Për platformën, Haradinaj tha se është konsultuar me AAL-në dhe beson që do të kenë konsulta përsëri edhe me liderët dhe opozitën