Haradinaj: Pallatit të Rinisë i duhen ndryshime, në mungesë të investimeve është kthyer në qendër të konsumimit të drogës

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, konsideroi se Pallatit të Rinisë i nevojiten investime, duke thënë se është kthyer në një qendër droge.

“U bënë 21 vite që jetoj në kryeqytet, ka shumë dobësi dhe në të njejtën kohë jam i bindur që mundem të bëjnë më shumë dhe më mirë për Prishtinën”, deklaroi ai në Kanal 10.

Haradinaj tha se nuk është se ka shumë punë të cilat duhen kryer, duke filluar nga rinia. Ai e konsideroi Pallatin e Rinisë një pjesë të rëndësishme për kulturën dhe sportin e kryeqytetit.

“Në bazë të një masterplani të cilin jam duke e shqyrtuar, në realizimin e projektit për 12 muaj mund të kthehet në përdorim”, ka deklaruar ndër të tjera ai.