Haradinaj: Nuk ka nevojë të debatohet rreth ligjit për sponsorizim, të shkojmë direkt në votim

Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka pasur përsëri debate rreth Ligjit për Sponsorizim të sportit.

Ndër deputetët që ka reaguar ndaj polemikave për sportin, ka qenë edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nuk ka nevojë të debatohet rreth këtij ligji por duhet të shkohet direkt në votim. /Ballkani.info