Haradinaj: Nuk ka dokument franko-gjerman, ekziston vetëm një dokument – ai evropiano-amerikan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme nga Kuvendi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente sa i përket procesit të dialogut.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti duhet të dalë para foltores së Kuvendit dhe të japë sqarime rreth dokumenteve që po përflitet se po qarkullojnë në procesin e dialogut, shkruan Reporteri.net.

Haradinaj ka thënë se sipas tij nuk ekziston asnjë dokument franko-gjerman, por ka vetëm një dokument, atë evropiano-amerikan.

“Lidhur me dialogun ajo që i thuhet opinionit për këtë, Kryeministri duhet ta bëjë këtë në parlament e jo me një gazetar në traktor.

Kryeministri duhet të sqarojë se çka janë këto dokumente, me e siguru popullin se për çka është fjala. Sipas meje nuk ka dokument franko-gjerman, është lojë e kuzhinave të caktuara. Ka vetëm dokument evropiano-amerikan dhe kushdo që vjen përfaqëson atë dokument. Unë e di që është vetëm një”, tha Haradinaj në seancën e Kuvendit.