Haradinaj ngushëllon pas vdekjes së Mikel Kuzhninit

Kryeminstri në largim, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar pas ndarjes nga jeta të Mikel Kuzhninit, kryetar nderi i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë.

Haradinaj tha se i ndjeri punoi pandalshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.“Angazhimi i tij i pashoq për promovimin e traditave e vlerave shqiptare, si dhe për faktorizimin e kombit tonë kudo në botë, do të kujtohet përherë me pietet. Ngushëllime të thella familjes Kuzhnini dhe të gjithë bashkëveprimtarëve”, shkroi Haradinaj.

loading…