Haradinaj ngushëllon familjet e dy minatorëve që humbën jetën në Minierën e Artanës


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar me keqardhje për humbjen e dy jetëve të minatorëve në Artanë.

Incidenti ndodhi pas rrëshqitjes së dheut në minierën e Artanës. Haradinaj ka kërkuar nga institucionet që të marrin masa për sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë. “I tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë, si shkak i shembjes së dheut në minierë. Iu bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë”, ka shkruar ai.

Ai ka shprehur ngushëllimë për familjet e minatorëve, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë. “Ngushëllime familjes së minatorit dhe të inxhinierit, që humbën jetën tragjikisht. Ndërsa, të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.