Haradinaj nga Deçani: Rinia pjesë rëndësishme në forcimin e shtetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar sot më të rinjtë e Aleancës në Deçanit.

Haradinaj ka thënë se Aleanca angazhohet në krijimin e agjendës nacionale për rini të edukuar e të shëndoshë dhe reformën rrënjësore të sistemit arsimor. 

“Në takim me të rinj nga Deçani, shpalosa idetë tona për fondin e financimit të punësimit të parë të të rinjve, trajtimin institucional të karrierës, shkollat profesionale dhe harmonizimin e plotë të politikave arsimore, shëndetësore, kulturore, të punësimit dhe të zhvillimit në relacion me gjeneratat e reja”, ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai është shprehur se mbi dy e treta e kandidatëve të Aleancës garojnë për herë të parë, e në listë përfshihen edhe shumë të rinj nën moshën 30-vjeçare, për të cilët Haradinaj thotë se  është garancë se rinia do të jetë pjesë shumë e rëndësishme në forcimin e shtetit të Kosovës.