Haradinaj: Nesër kisha votu për rrëzimin e Kurtit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar qeverisjen e deritanishme të Albin Kurtit, duke e cilësuar madje si qeverisje skandaloze.

Haradinaj ka thënë se nëse i ipet mundësia do të votonte për rrëzimin e Qeverisë Kurti, por ka shtuar se nëse qeveria kërkon përkrahjen e tij dhe të AAK-së, për tema të rëndësishme të vendit, atëherë do ta bënte.

“Nëse më ipet si opsion me rrëzu këtë qeveri po, votojmë nesër, se unë nuk shoh arsye pse me vazhdu. Me thanë Albini a më përkrah Aleancë dhe Ramush a më përkrah në këtë temë, e negocioj menihe, jo me hy në qeveri por e përkrahi. Nëse vazhdon me mendjen e rritne si e ka tash, na nuk kemi arsye pse me lanë këtë qeveri”, u shpreh Haradinaj në T7.