Haradinaj: Në zgjedhjet komunale AAK do i tregojë të gjithëve se qytetarët i besojnë Aleancës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me mbajti sot fjalim me rastin e 21 vjetorit të themelimit të AAK-së.

Haradinaj tha se më 2 maj të vitit 2000 idealet politike të atdhetarëve dhe lëvizjeve për liri morën emrin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai po ashtu tha se brezi i ri politik në AAK veproi bashkë me qytetarët dhe me Kosovësn nëpër sfidat e lirisë deri në pavarësinë e vendit dhe se vazhdon të veprojë edhe sot për Kosovën me një ekonomi të fortë, të sigurtë, anëtare të NATO-s të prirë nga Amerika e gjithashtu anëtare të OKB-së.

“Aleanca dallon nga partitë e tjera, për faktin jo vetëm se i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës e kanë edhe krijimi i ministrive të para të drejtësisë dhe rendit publik në vitin 2005. Po ashtu vulën e Aleancës e kanë të gjitha proceset e angazhimit të Kosovës deri në pavarësi, ndërsa në qeverisjen e dytë, vulën e Aleancës e kanë të gjitha punët që janë sot themel i shtetit tonë”, u shpreh ai.

Ai tha se nuk duhet harruar që Aleanca është këtu dhe se në zgjedhjet e ardhshme komunale AAK do i tregojë të gjithëve se qytetarët i besojnë Aleancës.