LGBT

Haradinaj në përkrahje të komunitetit LGBT

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka përkrahur komunitetin LGBT, ku sot ky komunitet pritet të marshoj në sheshin Nënë Tëreza.

Haradinaj ka thënë orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar.

Ai po ashtu ka përmendur se Kushtetuta është ajo e cila ja garanton lirinë individuale të gjithëve, shkruan Ballkani.Info.

Statusi i plotë:
Orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar.

Është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë.

LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre.

RH