Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për VOX Kosova se dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Gjykatën Speciale, do ta ndihmon këtë institucion të drejtësisë për ta kuptuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare, raporton VoxKosova.
“Jam i bindur që do ta ndihmon Gjykatën për ta kuptuar më mirë, më drejt dhe më saktë kontekstin e luftës edhe faktin që ne kemi bërë luftë çlirimtare, e që e kemi pasur të detyrueshme, e që ka qenë një luftë shumë e pabarabartë”, tha Haradinaj.







