Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të premten ka vizituar komunën e Mamushës, nga ku është zotuar që gjithmonë do të jetë përkrahës i kësaj komune.
Haradinaj është pritur nga dhjetëra qytetarë në këtë komunë, ku tha se kjo komunë është shembull i njerëzve punëtorë dhe të mirë. Qëllimi i kësaj vizite, Haradinaj tha se është që të falënderoi ata për punën dhe angazhimin që bëjnë. Në anën tjetër, ai është zotuar se Qeveria e Kosovës gjithmonë do të përkrah këtë komunë.
Kryetari i Mamushës, Albdulhadi Krasnic tha se kjo komunë asnjëherë nuk ka pasur buxhetin më të madh se tani.
Falënderues ndaj të parit të ekzekutivit, u shpreh edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.







