Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të bisedës në mes të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojiçiq, dhe pas arsyetimeve që kryeministri Albin Kurti është munduar t’i japë sot rreth asaj bisede, shkruan Express.

Haradinaj ka thënë se Kurtit po i bie maska dhe e ka pyetur Kurtin se pse ka kërkuar partneritet me Radojiçqin, kur e ka ditur se ka qenë i ndjekur nga organet e rendit që nga viti 2018 dhe i sanksionuar nga SHBA prej dhjetorit 2021.

Tutje Haradinaj i ka thënë Kurtit se ende s’është përgjigjur se si pas lirmit nga burgu, më 17 janar 2004 ishte gjetur i mbuluar me batanije në makinën me agjentët serbë, Gollub e Bodan Donqiq.

Haradinaj në fund e ka ftuar Kurtin të përgjigjet, duke thënë se s’mund të fshihet pas patritozimit që sipas Haradinajt Kurti nuk e ka pasur asnjëherë.

Po të vjen fundi Albin”, ka shkruar Haradinaj.