Haradinaj kujton Sali Çekajn: Luftëtar e atdhetar shumëdimensional

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar luftëtarin e atdhetarin, Sali Çekaj në 22-vjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Sali Çekaj ishte luftëtar dhe atdhetar shumëdimensional.

“Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht njëzetedy vite më parë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se ashtu siç jetoi, edhe ra për lirinë e Atdheut për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe historisë shqiptare.

“Salihu kaloi shumë sfida jetësore, me nder, dinjitet dhe me dijen e një intelektuali. Siç jetoi, ashtu edhe ra, për lirinë e Atdheut, për të mbetur i gjallë në kujtesën e popullit dhe historisë shqiptare”, ka përfunduar Haradinaj.