Haradinaj, komandantit të FSK-së: Nëse mendon se është zor ta mbajë ushtrinë, ka të tjerë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, ka mbajtur konferencë për media.

I pyetur nga gazetarët për rrezikimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe komunikimin e Komandantit të FSK-së, Rrahman Ramës drejtuar presidentit Thaçi, ku e kishte njoftuar për rrezikimin e një fondi 12 milion dollarësh për FSK-në nga SHBA-të.

Haradinaj ka thënë se e respekton Komandantin Rama, por mendon se ai nuk duhet të bëhet subjekt medial.

“Unë komandantin Rama e njoh dhe e respektoj pasi që e kam koleg, por ai duhet ta dijë se tashmë është komandant i Ushtrisë dhe sa më pak të bëhet subjekt medial, aq më mirë është. Të marrim mësim nga vendet perëndimore. Nëse ai mendon se është e vështirë me e mbajt Ushtrinë, mund të ketë ndonjë djalë të ri apo vajzë të re eprore që nuk mendojnë se është aq e vështirë t’a udhëheqin Ushtrinë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Gjatë konferencës, Haradinaj ka folur edhe për taksën 100%, duke theksuar edhe njëherë se vendimi do të qëndrojë në fuqi deri në njohje nga Serbia. /Ballkani.info/