Ish kryeministri Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka treguar se sot  djali i tij Gjini ka përfunduar vitin e dhjetë shkollor.

Haradinaj ka theksuar se Gjini, sikurse edhe bashkëmosharët e tij dhe të gjithë fëmijët  këtë vit për disa muaj e kanë përjetuar mësimin nga shtëpia, si pasojë e Covid-19.

Haradinaj ka falënderuar mësimdhënësit për angazhimin  e treguar gjatë kësaj kohe.

Më poshtë e gjeni të plotë statusin e tij: